Dëmtimi i Gjimshitit, zbulohen afatet e riaftësimit. Flet kirurgu i njohur: Frakturë e një kocke të rëndësishme

Berat Gjimshiti do të qëndrojë për një kohë të gjatë larg fushave të lojës, për shkak të dëmtimit që pësoi në këmbë gjatë ndeshjes së Atalantës kundër Milanit. Një goditje e Divok Origi bëri që futbollisti të mos vazhdonte më në pjesën e dytë të sfidës ndaj kampionëve në fuqi, teksa më pas u mësua se kishte një frakturë në peronin e këmbës së majtë.

gjimshiti

“Fraktura është e peronit, i cili ndonëse është një kockë periferike, për një lojtar mban një rol thelbësor për faktin se aty kalojnë shumë muskuj dhe për qëndrueshmërinë e gjurit dhe kaviljes”, shpjegoi kirurgu ortoped italian, Vinçenco Piçini, në një intervistë për “TMW” ndërsa komentonte dëmtimet e njëpasnjëshme të kësaj jave në futbollin italian.

Ndërkohë, “La Gazzetta Dello Sport” ka zbuluar se lojtari parashikohet  të qëndrojë larg fushës së lojës të paktën deri në gjysmën e tetorit. Sipas saj, do të duhet të paktën një muaj e gjysmë deri në kthimin në fushë të futbollistit, duke parashikuar që të jetë pjesë e Atalantës në ndeshjet e Serisë A mes javëve 9 dhe 11 të saj.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×