Kasemiro në Angli, Mançester Junajtid shqetësohet për sigurinë e brazilianit

Mesfushori brazilian Kasemiro është prezantuar dje para tifozëve të Mançester Junajtid si blerja më e re e këtij klubi. Për futbollistin 30-vjeçar, kjo lëvizje shihet si sfida e rëndësishme e pjesës së dytë të karrierës së tij, pjesën më të madhe të së cilës e ka kaluar në radhët e Real Madrid.

kasemiro

Te Mançester Junajtid janë të sigurt se gjithçka do të shkojë mirë në fushën e lojës dhe po sigurohet që kështu të jetë edhe jashtë saj. Futbollisti pritet të zhvendoset në zonë e Çishajër, ku gjendet klubi dhe jetojnë shumë lojtarë të “djajve të kuq”, por ku siguria ka filluar të bëhet shqetësuese.

Në këtë zonë, shumë lojtarë janë bërë viktima të grabitjeve dhe disa muaj më parë, hajdutët i hynë në shtëpi Pogba ndërsa i ishte në ndeshje. Një situatë që ka shtyrë drejtuesit e Junajtid që të vendosin truproja për Kasemiron që në ditën e parë kur zbarkoi në Angli. Lojtari dhe familja e tij do të qëndrojnë në hotel derisa të gjendet një shtëpi në një zonë me roje private sigurie, që lojtari të ndjehet i sigurt dhe të mos ketë probleme, në mënyrë që të jetë 100% i fokusuar që të ndihmojë skuadrën në fushën e lojës.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×