Shembja e Prestige Resort/ Deklarata e Çanit që Hysenbelliu të marrë masa të mbrohet, avokati Gjokutaj: Nëse nuk e bën shteti, kush do ta bëjë?

Capture

Pas deklaratës së Arian Çanit i cili u shpreh se pronari i “Prestige Resort” dhe “Focus Media Group”, Irfan Hysenbelliu duhet të marrë masa për mbrojtjen e tij, pasi sipas tij është i rrezikuar nga regjimi hibrid në të cili ndodhet vendi, juristi Genc Gjokutaj, i ftuar në emisionin “Open” në News24, ka deklaruar se shteti duhet të sigurojë mbrojtje, jo të kërcënojë.

Ai u shpreh se shteti ynë është kthyer në një shtet karnaval ku fadroma kërcet para çekiçit të gjykatësit.

Referuar praktikave të ndjekura në rastin konkret, Gjokutaj tha se Rama është “hasmi” i institutit të ankimimit, një institut që as diktatori Enver Hoxha nuk arriti ta heqë.

“Pamjet janë të tmerrshme për një Shqipëri në 2022, as në Kiev nuk ka një pamje të tillë, Al Qaeda e ka bërë të tillë. Kjo është një goditje mafioze, në shtator u dha paralajmërimi sot merret veprimi.
Në shtator u tha goditëm pishinat se pjesa tjetër është me leje. Sepse tani ecet me komunikatën e ditës jo me ligj. Sikur po kontrollon dhoma izolimi jo biznes.

Biznesi duhet të mbrohet nga krimi e banda jo shteti. Ku do ta gjejë mbrojtjen ky subjekt kur shteti është fajtori. IKMT nëse do ishte në kompetencën e tij dhe në funksion të detyrës, nuk kishte pse mos ti komunikonte shkeljen dhe sanksionin që vjen prej saj..

Nëse do të bëhemi naivë e do besojmë atë që tha Rama, thotë leje zhvillimi e ndërtime, ai nuk e ka idenë fare, por kur subjekti ka leje ndërtimi kush e ka përgjegjësinë.

Pas shembjes kanë nisur të cicërojnë në Facebbok e Twitter, më parë heshtje totale. Të sëmurit i bëhet anestezia që të jetë i mpirë. Moskomunikimi nga IKMT flet për ligjshmëri? Jo ky është hasmi i institutit të ankimimit që se hoqi dot as Enver Hoxha qoftë edhe formalisht.

Edhe nëse shkelja që pretendon kryeministri është e vërtetë, s’mundet shkelja të ketë këtë sanksion. Nuk mundet dikush që nget automjetin pa leje të dënohet me burgim të përjetshëm. ku dallon banditi nga shteti, njëri ka koburen tjetri dokumentet.

Shkoi subjekti në gjykatë, regjia ishte bërë më parë praktika antiligjore.
Urdhri i Ramës për shembjen e shkakton kaos poshtë, nuk e verifikon njeri, është thënë nga ai edhe duhet bërë. Ai vetë nuk firmos asgjë.

Gjykata hodhi shortin të premten në 2 pasi Dallëndyshe Bici tha deri të hënën duhet shembur. IKMT ka ditë pune ndërsa gjykata e ka pushim. IKMT punoi 24 orë, ky është shteti karnaval, sepse nuk mundet fadroma të kërcasë para çekiçit të gjykatësit”, tha ai.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook