Erzeni në kërkim të fitores së radhës, shijakasit më të kompletuar në transfertën me Kastriotin

Erzeni mori një fitore befasuese në javën e parë të kampionatit ndaj Vllaznisë, ndërsa të shtunën do të luajë në transfertë kundër Kastriotit.

P.Pashollari

P.Pashollari

Trajneri Xhevahir Kapllani është munduar të mbajë në tonus skuadrën në dy seancat e para të kësaj jave, ndërsa grupi po shkon drejt kompletimit. Së fundmi kanë nisur përgatitjet me ekipin edhe mesfushori slloven, Marko Kriviçiç, e gjithashtu sulmuesi shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Ilirid Ademi.

Në të njëjtën kohë, klubi po përgatit dokumentacionin për të bërë edhe federimet e fundit. Konfirmohet se mesfushori Enbija Shehu nuk do të jetë më pjesë e ekipit, ndërsa ka dilema për mbrojtësin Drilon Kryeziu, i cili nuk ishte në javën e parë.

Nga ana tjetër, pritet të jetë gati qendërsulmuesi me origjinë kosovare, Progon Maloku. Dje është zyrtarizuar edhe sulmuesi senegalez, Thierno Thioub.

R.FAJA – Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×