Vazhdon ende gjyqi ndaj mbrojtësit të Mançester Sitit, Benxhamin Mendi lidhur me akuzat për përdhunim që janë ngritur ndaj tij gjatë periudhës 2018-2020.
Dëshmi të reja mbi ngjarjen kanë ardhur nga një prej denoncueseve e cila ka treguar historinë e saj me francezin dhe sesi ai ka arritur ta përdhunojë pasi e kishte futur në shtëpinë e tij.
“Isha e ftuar në shtëpinë e tij për një festë dhe më pas shkuam në një dhomë kinema që ai e mbante si të fshehtë. Aty ai filloi të më puthte dhe të më prekte, i thash se nuk e njihja.
Më pas ai këmbëngulte dhe më kapi me forcë. Zgjati vetëm 20 sekonda, por u ndjeva shumë keq me veten time më pas. Nuk dija si të veproja, nuk doja ta pranoja atë që ndodhi dhe ndihesha shumë e vetmuar.”, u shpreh vajza identiteti i së cilës mbahet i fshehur.
Arena e Lajmit
