Hodhi karriget dhe kërcënoi pronarin e lokalit ku punonte pasi u deh, i riu shqiptar në Itali arrestohet pas incidentit të dhunshëm

Sfgsdfgdsfg

Në i ri shqiptar është arrestuar në zonën e Montesilvanos në Itali pasi shkaktoi një sërë incidentesh të dhunshme në vendin e tij të punës.

Mësohet se 30-vjeçari i cili punonte në një lokal ishte dehur dhe më pas kishte nisur të bezdiste klientët, duke vijuar më pas me kërcënimin e pronarit.

Sipas mediave italiane ai ka hedhur disa karrige brenda ambienteve të lokalit duke shkaktuar dëme materiale, gjë që ka alarmuar autoritetet policore, të cilëve i riu nuk u është bindur në momentin e arrestimit dhe ka rezistuar.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×