Te Tirana ka pasur shumë ndryshime, por disa gjëra kanë qenë gjetje të Orges Shehit. Trajneri i Tiranës si fillim ka ndryshuar skemën e rreshtimit nga 4-3-3 në 4-2-3-1.
Po kështu nga ana tjetër, Shehi ka kohë që fushën në “Skënder Halili” e ka ndarë me viza dhe katrorë. Shkurt, trajneri i Tiranës po përdor çdo lloj taktike për të bërë lojtarët që të mësojnë sa më shpejt mënyrën e lojës.
Kujtojmë që pas largimit të më shumë se gjysmës së skuadrës, Shehi duhet të ndërtojë një skuadër nga e para që të tregojë veten në fushën e lojës. Në Kukës nuk luajti keq, por mori vetëm një pikë nga përballja e javës së parë të Superiores.
Arena e Lajmit
