Vizita zyrtare në Washington, Mediu: Demokratë dhe Republikanë bashkë në diskutimin për përballjen e Ukrainës me regjimin rus

Mediu

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, gjatë vizitës së tij zyrtare në Washington, është takuar edhe me disa nga zyrtarët e lartë.

Në një postim të bërë në rrjetet sociale, ai shprehet se është kënaqësi të takohet me Senatorin Joe Manchin, Mike Lee, Kevin Cramer, Kongresmenin Mike Gallager, Kongresmenin John Molinar, John Paneta si dhe ish Kryeministrin e Australisë Scott Morrison.

Në këtë takim mes demokratësh e republikanësh, në fokus të bisedave ka qenë përballja në Ukrainë me regjimin e Putinit, po ashtu sfidat me Kinën në problemet e ekonomisë dhe sigurisë.

Reagimi i plotë:

Washington DC

Gjithmonë është moment i vecantë të takohem me miq në Senatin dhe Kongresin Amerikan

🔹Darkë mes miqsh me Senatorin Joe Manchin, Senatorin Mike Lee, Senatorin Kevin Cramer, Kongresmenin Mike Gallager, Kongresmenin John Molinar, Kongresmenin John Paneta si dhe ish Kryeministrin e Australisë Scott Morrison.

🔹Demokratë dhe Republikanë së bashku në diskutimin për përballjen në Ukrainë me regjimin e Putinit, po ashtu sfidat me Kinën në problemet e ekonomisë dhe sigurisë.

🔹Situata në Ballkan procesi i Integrimit Europian dhe NATO por dhe problemet e mëdha me krimin dhe korrupsionin, si dhe cështjet dhebkërcënimet e sigurisë në rqjonin tonë.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×