
Në një status në Facebook, Arbër Hajdari ka përkujtuar Ditën e Rinisë. Ai shprehet se si sot 32 vite më parë në Tiranë, studentë nga e gjithë Shqipëria nisën lëvizjen Kombëtare pro EuroAtlantike në historinë moderne, duke rrëzuar sistemin monist.
Reagimi:
Gëzuar 8 Dhjetorin, ditën e Rinisë së Shqipërisë
Si sot, 32 vjet më parë në Tiranë, studentët nga gjithë Shqipëria nisën lëvizjen Kombëtare më pro EuroAtllantike në historinë moderne, ndryshimin e madh, duke rrëzuar sistemin monist dhe vendosur pluralizmin e demokracinë në vëndin tonë. Dëshira e tyre, për të cilën ishin gati të jepnin dhe jetën, u mishërua në thirrjen e tyre” Ta bëjmë shqipërinë, si gjithë Evropa”
Kjo thirrje dhe dekorimi i bërë fondacionit tonë nga organizata studentore e dhjetorit 90 “LS 90-91”janë burim frymëzimi, janë energjia me të cilin ne punojmë cdo ditë për të realizuar ëndrrën e rinisë shqiptare të 32 vjeteve më parë.
Mirënjohje për jetë sudentevë shqiptare të vitit 1990 trima, idealistë e patriotë.
Faleminderit përzemërsisht vullnetarëve të “Fundjavë Ndryshe” që çdo ditë realizojnë projekte sociale në shërbim të komunitetit!