Detaje të reja nga krimi në Tiranë/ Plagoset ish-gruaja e autorit dhe nëna e saj, humbin jetën dy gra të tjera

Paskuqan Vrasja

Detaje të reja mësohen nga ngjarja e rëndë ndodhur paraditen e sotme në Paskuqan të Tiranës. Autori Dan Hutra ka ekzekutuar me armë zjarri 2 gra dhe ka lënë të plagosura dy të tjera.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e prindërve të ish-gruas së Hutra.

Mësohet se ky i fundit është një person me të shkuar kriminale dhe se kishte dy javë që kishte dalë nga burgu.

Njoftimi i policisë:

Më datë 01.03.2023, rreth orës 12:30, në rrugën “Rustem Haklaj”, në Kodër-Kamzë, shtetasi Dan Hutra, rreth 40 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri shtetaset, Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).
Autori i dyshuar është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij. Do të ndajmë me publikun foton e autorit të dyshuar dhe mirëpresim çdo informacion për vendndodhjen e tij.
Autori i dyshuar është arrestuar për dhunë në familje në datën 16.06.2022, dhe është liruar me datë 16.02.2023.
Më parë, ai ka qenë i dënuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, ngjarje e ndodhur në vitin 2007, në Kukës.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×