E bujshme nga Anglia, gjiganti i Premier Ligës bën gati shumën e majme për të afruar “të padëshiruarin” e Barçës

Frenki De Jong është një nga emrat më të lakuar këtë merkato, me holandezin që kërkon të qëndrojë te Barcelona, por me këtë të fundit që këmbëngul për ta larguar.

de jong

Mançester Junajtid dhe Çelsi janë vënë prej kohe në ndjekje të lojtarit dhe janë gati t’i plotësojnë kushtet që ai kërkon.

Por siç raporton “The Sun”, së fundmi në garë për të ka hyrë dhe Liverpul. Jurgen Klop kërkon të përforcojë mesfushën dhe duket se drejtuesit janë të gatshëm të paguajnë 71 milionë euro për të.

Kjo ofertë e tundon Barcelonën, me klubin katalanas që është gati të ulet në tryezën e bisedimeve me gjigantët e Premier Ligës.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×