“Kallëzuesi me inicialet F.T., duhet të dëshmojë”, përfaqësuesi ligjor i Metës: Prokuroria pyeti vetëm Autoritetin. Ja pse gjykata vendosi për nisjen e hetimeve

Gjokutaj

Genc Gjokutaj, përfaqësuesi ligjori i kryetari të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, teksa komentoi vendimin e gjykatës së Tiranës, e cila urdhëroi prokurorinë që të nisë hetimet ndaj Autoritetit të Dosjeve, theksoi se organi i akuzës pyeti vetëm njërën palë.

Sipas avokatit, hetuesi i çështjes nuk pranoi të hetonte, ndaj dhe gjykata e detyroi.

“Gjykata ka vendosur shfuqizimin e urdhrit të prokurorisë për mosfillimin e hetimit. Në krye të herës dua të nënvizoj faktin se ky vendim gjykate, plus anës ligjore të procesit, ka vendosur dhe na ka dhënë të drejtë për kallëzimin tonë dhe jo për aplikimin e Autoritetit. Gjykata ka gjetur me vend që të hetohet Autoriteti.

Ne duhet të shkonim dhe të aplikonim te falsifikatori. Strategjia e ndjekur nga zoti Meta është strategji ligjore dhe i jep përgjigje shkelësve të ligjit se si po shkon procesi. Gjykata mbi bazën e ankimit tonë ka vendosur shfuqizimin të hetimit dhe i ka dhënë detyra prokurorisë. Gjykata ka dhënë detyrën që ai person me inicialet F,T të pyetet. Mos pyetja e tij, mospërfillja e prokurorisë tregon kapje ose më saktë nuk gjej dot termin. Pra nuk është thirrur kallëzuesi nga ana e prokurorisë, nuk janë marrë dokumentacionet. Prokurori i ngarkuar me ligj me ndërgjegje të plotë nuk kryen hetime. I bëj thirre prokurorisë jo vetëm të hetojë, por ka bërë çka bërë deri tani, ka mbajtur anën e kujt ka dashur, sot e tutje me objektivitet të marrë dhe të pyesë personat dhe të marrë vendim nëse fakti që kemi provuar se ekziston vepër penale, të vërë para ligjit përgjegjësit.”, tha ai.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×