Juventusi pranë një tjetër goditje në merkato, objektivi i mesfushës pritet në Torino… nesër

Afrimi i Arkadiuzh Milikut në Torino duket se ishte antipasta për goditjen Leandro Paredes. Duke parë edhe shortin e Championsit dje në Stamboll, shtohet edhe më shumë kërkesa për të pasur një mesfushor me eksperiencë, sidomos në kupat e Europës dhe si për ironi të fatit, PSG-ja do të jetë në të njëjtin grup me Juventusin, sezonin e ardhshëm.

LEANDRO PAREDES

Kjo do të thotë, që pas Angel Di Marias, të cilit nuk iu rinovua kontrata në Paris, edhe Leandro Paredes, për më tepër shoku më i ngushtë i “El Fideos”, pritet që t’i bashkohet bardhezinjve dhe të dy së bashku të sfidojnë si kundërshtarë nga fillimi i shtatorit ato që ishin deri pak më parë shokët e tyre të skuadrës. Gjithsesi, duke qëndruar te Juventusi, mbrëmjen e djeshme bisedimet mes palëve janë intensifikuar dhe duke parë edhe këmbënguljen e 28- vjeçarit Paredes për të kaluar te “Zonja e Vjetër”, PSG-ja nuk ka ulur pretendimet për shifrën 20 milionë euro, por ka hapur rrugët për mundësinë e një huazimi me të drejtë blerjeje në të njëjtat numra ekonomikë.

Dhe sipas burimeve mediatike nga Franca, Juventusi kërkon që gjithçka të mbyllet sa më shpejt që të jetë e mundur, madje përflitet se mesfushori argjentinas të jetë në Torino brenda të shtunës në mbrëmje, në mënyrë që të stërvitet një javë dhe të jetë gati edhe për debutimin në Champions, pasi Pol Pogba vështirë se do të mund t’ia dalë që të jetë rikuperuar për datën 6 ose 7 shtator, kur do të vijë edhe debutimi. Ndërkohë, një tjetër arsye pse edhe Paredes ka vendosur që të kërkojë me ngulm transferimin te Juventusi është fakti se nga Torino, pasi kanë parë që shifrat për afrimin e Milikut të jenë fare të vogla, presidenti Anjeli i ka premtuar lojtarit të njëjtën pagë që fiton aktualisht në Paris, 7.5 milionë euro neto, të cilat kanë zgjidhur çdo ngërç të mundshëm.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×