Saliu Sembene dhe Maget Gueje vijojnë të këmbëngulin për t’u larguar nga Partizani. Prej ditësh ata janë kthyer në stërvitje pas bojkotit dyjavor, por sërish situata mes palëve duket e tensionuar.

Dy lojtarët e kanë bërë të qartë prej muajsh se nuk dëshirojnë të vazhdojnë në kryeqytet dhe kërkojnë të ndërpresin kontratat, që përfundojnë në verën e vitit 2025. Drejtuesit e të kuqve këmbëngulin për të mos i lënë të lirë, pavarësisht se nuk i kanë në plane.
Sembene vjet e çoi sezonin në ekipin e dytë, ndërsa Maget i kaloi pjesën dërrmuese të ndeshjeve në stol. Nisur nga e gjithë situata, dy lojtarët vijojnë të stërviten sipas mënyrës së tyre. Ata i bëjnë ushtrimet pa impenjimin e duhur dhe as ndërhyrja e drejtuesve nuk e ka ndryshuar këtë situatë. Ndërkohë, pavarësisht se nuk luajnë, Partizani vijon t’u paguajë rrogën, akomodimin në hotel dhe ushqimin të dy të rinjve.
Arena e Lajmit
and then