– Përballja e sotme do të jetë e 159- a në Serinë A ndërmjet Lacios dhe Interit. Zikaltrit numërojnë 66 fitore kundrejt 38 të bardhekaltërve, ndërkohë që 54 herë sfidat janë mbyllur në barazim.

– Në tetë ndeshjet e fundit të Serisë A ndërmjet Lacios dhe Interit, nuk është përsëritur kurrë dy herë radhazi i njëjti rezultat. Janë regjistruar tri fitore të lacialëve, 1 barazim dhe 4 fitore zikaltër.
– Në 9 nga 13 rastet e mëparshme, në të cilat skuadrat janë përballur në tri javët e para të kampionatit, ndeshja është mbyllur në barazim, ndërsa në 4 të tjerat numërohen 3 fitore të Interit dhe 1 e Lacios.
– Lacio është e pamposhtur prej tri ndeshjesh në shtëpi kundër Interit (2 fitore, 1 barazim), pasi kishte humbur tri të mëparshmet.
– Interi ka fituar të tria ndeshjet e fundit në transfertë në kampionat dhe me Simone Inzagin nuk ka arritur asnjëherë në katër fitore radhazi. Hera e fundit që zikaltrit ia dolën mbanë ishte me Antonio Konten në stol midis shkurtit dhe prillit 2021 (pesë në atë rast).
– Lacio është skuadra me saktësinë më të lartë të goditjeve në dy javët e para të kampionatit. 67% e goditjeve të bardhekaltërve kanë shënjestruar kuadratin, ndërkohë që Interi është i dyti në këtë renditje me 57%.
– Interi është viktima e preferuar e Sergej Milinkoviç-Saviçit në Serinë A. Mesfushori i Lacios ka shënuar pesë gola kundër zikaltërve në shtatë ndeshjet e fundit, pasi nuk kishte shënuar asnjëherë në shtatë të mëparshmet.
Arena e Lajmit
and then