-Për herë të parë në Shqipëri, një kampionat të nisur në muajin gusht e ndeshim në sezonin 1982-1983 (startoi më 22 gusht). Nga ajo kohë e deri tani janë edhe 23 kampionate të tjerë të filluar për gjatë këtij muaji.

-Ndryshe nga sezoni i shkuar, kur në start u shënuan 21 gola, në javën e parë të edicionit të 84-të të Kategorisë Superiore patëm 9 gola më pak, 12 gjithsej, me mesataren 2.4 gola për ndeshje.
-Erzeni i Shijakut, veçmas faktit që rikthehet të luajë në Superiorepas 19 vitesh, me fitoren 1-0 ndaj Vllaznisë në start (e luajtur nëDurrës), arriti kuotën e 100 pikëve në total të fituara në 9 pjesëmarrjet e veta të derisotme në elitën e futbollit shqiptar.
– Partizani, me 11-metërshin e finalizuar nga Engjëll Hoti në minutëne 56-të, që barazoi përkohësisht ndeshjen në “Elbasan Arena”ndaj Egnatias, por e fituan 2-1, nuk bëri gabimin e vjetshëm. Nëjavën e parë të sezonit të shkuar, po në Elbasan, ku u mundën 1-0 nga Teuta, të kuqtë shpërdoruan një 11-metërsh me Stenio Zhuniornë minutën e 55-të.
-Nga golashënuesit e javës së parë, Kledi Daci është i vetmi futbollist që ka shënuar edhe në startin e vjetshëm në fitoren 3-1ndaj Egnatias në Rrogozhinë, më 12 shtator 2021 në minutën e23-të. Daci shënoi edhe në premierën e sezonit 2022-2023, ku nëminutën e tretë kaloi Kukësin në avantazh ndaj kampionëve nëfuqi, ndeshje e cila më pas u mbyll në shifrat 1-1.
-Tre gjyqtarët e FIFA-s gjykuan në javën e parë. Totali i ndeshjevetë tyre në Superiore është 239 takime për elbasanasin Enea Jorgji, 121 takime për lezhjanin Eldorian Hamiti 121 takime. Ndërsa jubilare ishte për kryeqytetasin Juxhin Xhaja, i cili gjykoi takiminLaçi-Teuta që për të rezulton i 100-i në Kategorinë Superiore. Përsa i takon moshës, Eldorian Hamiti është 39 vjeç, Enea Jorgji 38 vjeç dhe Juxhin Xhaja 32 vjeç.
-Arbitri më i ri, sikurse edhe nga sezoni i kaluar, është durrsaku Florain Lata, 25 vjeç (datëlindja 02.10.1997). Ai gjykoi në startin ekëtij sezoni sfidën Bylis-Kastrioti, 2-0 që ishte ndeshja e tij e 23-të në karrierën e tij në elitë.
-Që në javën e parë është dhënë kartoni i parë i kuq për këtëedicion. Futbollisti i Kukësit, Klejdi Daci, në ndeshjen ndaj Tiranësu ndëshkua në 71 minutë të ndeshjes me kartonin e kuq.
-Plot 142 futbollistë të 10 skuadrave zbritën në fushën gjatëjavës së parë. Natyrisht, duke qenë se organika e skuadravedihet që është e pasur, e madje mund të ketë ndonjë shtesëedhe gjatë orëve të fundit të merkatos verore, ky numër javëpas jave natyrisht do të shtohet. Kujtojmë se gjatë 36 javëve tëkampionatit të kaluar, gjithsej kanë luajtur 302 futbollistë në Kategorinë Superiore.
-Nuk kishte ndodhur kurrë ndonjëherë më parë që 4 trajnerë durrsakë të jenë njëkohësisht në drejtim të ekipeve të Superiores. Orges Shehi te Tirana, Renato Arapi te Teuta, Edlir Tetova tek Egnatian, si dhe Xhevahir Kapllani tek Erzeni.
Përgatiti: Fatmir Efica – Arena e Lajmit
and then