
Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho në një reagim në “Facebook” shprehet se barra e rëndë e çmimeve ka detyruar shqiptarët që të ulin shpenzimet.
Gjithashtu Xhixho thekson se janë të detyruar të marrin borxh, sepse nuk kanë asnjë mbështetje nga qeveria.
Reagimi i plotë:
Shqiptarët janë detyruar të ulin shpenzimet për shkak të barrës së rëndë të çmimeve.
66.2% e shqiptarëve shpenzojnë më pak kudo.
Sipas Eurobarometrit:
Pa mbështetje nga qeveria, një pjesë e madhe detyrohen të kërkojnë ndihmë apo të marrin borxh.
Janë pikërisht këta qytetarë që zhyten në varfëri çdo ditë, ata që paguajnë për inceneratorët dhe PPP-të, me të cilat mbushin xhepat klientët e Ramës.
Janë pikërisht këta qytetarë që mbushin arkën e shtetit përmes TVSH-sē, por nuk marrin mbrapsht asnjë mbështetje financiare.
Maxhoranca i ka hedhur poshtë herë pas here propozimet tona konkrete për mbështetjen e disa kategorive në nevojë.
Për fatin e keq të shqiptarëve, rrugët që u kushton kilometri 20 milionë euro janë standardi i qeverisë “Rama”.
Standardi i qytetarëve, pikërisht për shkak të keqqeverisjes, mbetet mbyllja e muajit pa borxhe, duke i hequr vetes nga tryeza edhe ushqimet bazike.
Arena e Lajmit