“Pastrimi i parave krijon imazh të pasigurt për tregun”, kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë kundër propozimeve të qeverisë: ‘Jo’ amnistisë fiskale dhe pasaportave të arta

Enio Jaco

Kreu i Dhomës Amerikanë të Tregtisë, Enio Jaço tha se pastrimi i parave krijon një imazh të pasigurt për tregun. Gjatë fjalës së tij në konferencën e zhvilluar ditën e sotme, ai tha se Shqipëria vazhdon të jetë në zonën gri të manivalit.

“Sugjerojmë të frenohen politika që bien ndesh me çështje si amnistia fiskale apo pasaportat e arta. Këto nuk ndihmojnë në situatën gri ku Shqipëria është.

Në zonën e zezë janë Mianmari, Korea e Veriut dhe Irani dhe nuk besojmë se duhet të shkojmë në këtë rrugë. Duhet një luftë e jashtëzakonshme ndaj informalitetit.”, tha ai.

(Balkanweb)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×