Atletiko e Madridit duket se është gati për të kryer një goditje të fundit në merkato, ku është gati të afrojë në Spanjë ish-mbrojtësin e Realit, Serxhio Regilon.
Renan Lodi do të udhëtojë drejt Anglisë për të firmosur me Notinghem Forestin dhe kështu Simeone e ka gjetur menjëherë zëvendësuesin e tij.
Atletiko ka gjetur akordin me Totenhemin, për ta afruar spanjollin në formën e huazimit dhe siç raportojnë mediat spanjolle, negociatat janë në fazat e fundit, ku çdo gjë pritet të zyrtarizohet shumë shpejtë.
Arena e Lajmit
