FOTO/ Pike doli hapur me të dashurën e re, reagon për herë të parë Shakira: Me fat…

Brenda mureve të shtëpisë e mërzitur, jashtë Shakira duket më e fortë se kurrë.

Ish i dashuri i saj, Zherard Pike, tashmë nuk fshihet. Futbollisti doli hapur me të dashurën e tij të re. Burime pranë këngëtares treguan se Shakira nuk e ka pritur fare mirë këtë veprim të Pikes.

Së fundmi, këngëtarja është fotografuar teksa po linte shtëpinë në Barcelonë, së bashku me dy djemtë e saj. Nga xhami i makinës autoria e hitit “Te Felicito” ishte veshur sportive, teksa gjithë vëmendjen e mori kapelja që mbante vendosur.

 “Me fat në dashuri,”-shkruhej në pjesën e përparme të saj.

Në rrjet ky detaj u cilësuar jo rastësor, duke u marrë si një “thumb” i Shakirës për veprimet e fundit të mbrojtësit të Barcelonës.

Kujtojmë që Shakira dhe Pique të cilët kanë dy fëmijë së bashku u takuan për herë të parë në 2010 pasi ai u shfaq në videon e këngës së saj “Waka Waka”, e lansuar për Kupën e Botës në futboll atë vit.

Shakira sapo ndau me ne foton më të ëmbël të fëmijëve

Dyshja i dhanë fund lidhjes së tyre 12-vjeçare në qershor dhe shpejt u zbulua se Gerard ka qenë fshehurazi në lidhje me Klara Chia Marti e cila punon për të.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×