Agjenti shqiptar zbarkon në zyrat e Fiorentinës, “samit” për futbollistin e Kombëtares

Fiorentina është shumë e interesuar për transferimin e Nedim Bajramit nga Empoli.

NEDIM BAJRAMI 2

Sipas asaj që raporton “TuttoMercatoWeb”, agjenti shqiptar, Fali Ramadani ka zbarkuar në zyrat e Fiorentinës për të folur për objektivat e merkatos vjollcë, një ndër to edhe fantazisti i Kombëtares shqiptare, Bajrami.

Përveç mesfushorit të Empolit, në selinë skuadrës nga Firence me agjentin Ramadani do të flitet edhe për disa futbollistë të tjerë që shqiptari i menaxhon si Nikolau i Specias, Nastasic dhe Zurkovski ku flitet mes rinovimeve, shkëmbimeve dhe transferimeve në merkato.

Aktualisht gjatë këtij sezoni me fanellën e Empolit, Nedim Bajrami është aktivizuar gjithsej në 2 ndeshje në Serinë A, pa mundur dot që të shënojë dhe asistojë.

– Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×