Milani dhe Interi në garë për shërbimet e tij, ja ku do e vazhdojë të ardhmen mbrojtësi i Çelsit

Mbrojtësi i Çelsit, Trevoh shalobah, ishte një nga objektivat kryesorë të Milanit dhe Interit në këtë merkato vere.

SHALOBAH

Duket se anglezi ka marrë një vendim për të ardhmen e tij dhe ka zgjedhur që mos të largohet nga “Blutë” e Londrës, me Tomas Tuhelin që ka zgjedhur mos ta shesë 23-vjeçarin, pas performancës të dhënë me Leistërin.

Shalobah do të ishte një alternativë e mirë si për Milanin ashtu dhe për Interin, duke parë që përveç mbrojtjes, ai luan dhe në mesfushë, por Çelsi duket se nuk ka ndërmend që ta humbasë kaq shpejtë një lojtarë të çmuar si anglezi.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×