“Unaza”/ Tentuan të transportonin 4 emigrantë të paligjshëm, duke i futur në bagazh të makinës, 2 në pranga

Pogradec 1

Tentuan të transportonin me makinë 4 emigrantë të paligjshëm, pranga dy personave në Pogradec. Si rezultat i operacionit ‘Unaza’ u arrestuan në flagrancë shtetasit me inicialet S. H., 41 vjeç, banues në Pogradec dhe 46-vjeçari K. Sh., banues në Tiranë.

Këta shtetas janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, në lagjen nr. 1, Pogradec, duke transportuar, kundrejt fitimit, me automjetin tip “Ford”, në drejtim të Tiranës, 4 shtetas të huaj, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

NJOFTIMI I POLICISE

Finalizohet operacioni policor i koduar “Unaza”, për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit. U kapën duke transportuar, kundrejt fitimit, 4 shtetas të huaj, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, vihen në pranga 2 shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Korçë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Unaza”, si rezultat i të cilit u godit një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë, kundrejt fitimit, shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:
-S. H., 41 vjeç, banues në Pogradec dhe K. Sh., 46 vjeç, banues në Tiranë.
Këta shtetas janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, në lagjen nr. 1, Pogradec, duke transportuar, kundrejt fitimit, me automjetin tip “Ford”, në drejtim të Tiranës, 4 shtetas të huaj, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×