U luajtën ditën e sotme 3 sfidat e vlefshme për javën e katërt të Superligës së Kosovës. Kampionët e Ballkanit bënë detyrën duke mposhtur Dukagjinin e Armend Dallkut me rezultatin 1-0. Golin e fitores për suharekasit e Dajës, e shënoi Zyba në minutën e 36-të.
Triumf të artë arriti edhe Prishtina, në transfertë ndaj Llapit me rezultatin 1-2. Kryeqytetasit kaluan në epërsi në minutën e 14-të, kur Kreshnik Uka realizoi nga pika e bardhë për 0-1.
Endrit Krasniqi ngriti epërsinë e miqve në 0-2 në minutën e 59-të, ndërsa golin e vetëm për Llapin e shënoi Trimror Selimi në minutën e 75-të.
Sfida tjetër ajo mes Ferizajt dhe Dritës përfundoi në barazim 1-1. Besnik Krasniqi kaloi gjilanasit në epërsi nga penalltia në minutën e 66-të, ndërkohë 20 minuta më vonë, penallti fituan edhe vendasit kur Ilir Blakcori preku topin me dorë brenda zonës. I saktë nga pika e bardhë u tregua Egzon Shabani duke shënuar golin e barazimit.
Arena e Lajmit
