Reali i Madridit ka mundur me shumë vuajtje Espanjolin 1-3. Ndonëse rezultati mund të tregojë diferenca mes dy skuadrave, në fakt kampionët kanë hasur shumë vështirësi.
Goli i epërsisë ka ardhur dy minuta nga fundi nga Benzema, i cili më pas vulosi gjithçka në kohën shtesë pasi Espanjoli kishte mbetur me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të portierit. Edhe trajneri Ançeloti e ka pranuar se nuk ishte një fitore aspak e lehtë.
“Ishte një fitore shumë e ndërlikuar, na është dashur të punojmë fort. Në pjesën e parë kemi luajtur mirë, kemi dominuar në përgjithësi, por jemi ndëshkuar në një nga aksionet e paktë të tyre.
Në këtë pjesën duhet të kishim shënuar me herët golin e dytë. Pjesa e dytë ka qenë më e hapur, pasi dhe Espanjoli ka menduar të fitojë. Për fat kemi gjetur golin e dytë nga një aksion i rrjedhshëm dhe më pasi kemi mbyllur llogaritë.
Ky ishte një sukses i vuajtur, por shumë i rëndësishëm.
Kemi kaluar me sukses një kurth ndaj jam shumë i kënaqur”, ka thënë trajneri i Realit, Karlo Ançeloti.
Arena e Lajmit
