Ndeshja mes Fluminenses dhe Palmeirasit ka përfunduar në barazimin 1-1 mbrëmjen e djeshme, e vlefshme për javën e 24-të në elitën e futbollit brazilian.
Ajo që ra më shumë në sy në këtë takim ishte goli i çmendur i realizuar nga sulmuesi i Palmeirasit, Ronielson Da Silva Barbosa, ose i njohur ndryshe thjesht Roni.
Në minutën e 8′, pas një aksioni të ndërtuar nga portieri, Roni merr një kros nga shoku i skuadrës teksa me një veprim akrobatik ka realizuar një gol të çmendur me roveshatë, ku topi përfundoi drejt e në fundin e rrjetës.
Një gol që menjëherë u bë viral në rrjet.
– Arena e Lajmit
