Juventusi me një emër surprizë për mesfushën, “Zonja” i bashkohet garës për objektivin e Milanit

Juventusi duket se ende nuk e ka mbyllur merkaton e transferimeve, me “Zonjën” që po kërkon ende dhe tjetër futbollist në mesfushë ku i përzgjedhur duket të jetë mesfushori i Aston Vijës, Daglas Luiz.

Douglas-Luiz

Sipas raportimeve nga “Goal”, në orët e fundit ka pasur kontakte direkte mes dy klubeve me Juventusin që ka kërkuar informacionet lidhur me mundësitë e transferimit të lojtarit në Torino për të kompletuar kështu mesfushën.

Braziliani në javët e fundit ishte dhe një objektiv i Milanit në merkato, me kuqezinjtë që duket se e kanë braktisur si pistë pas pretendimeve të larta të Aston Vijës për kartonin e tij.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×