“100 vjet bashkë”, Yuri Kim: Lidhja SHBA-Shqipëri, kapërcen çdo qeveri, udhëheqës apo person

Yuri Kim

Ambasada Amerikan në Tiranë ka shfaqur një dokumentar në lidhje në nder të 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA.

Në dokumentar, ambasadorja Yuri Kim, ka deklaruar se marrëdhënia mes dy vendeve tona, kapërcen çdo qeveri, udhëheqës apo person.

Postimi i plotë:

100 Vjet Bashkë: Në nder të 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, ambasada e SHBA në Tiranë organizoi mbrëmjen e djeshme shfaqjen e premierës së një dokumentari të veçantë që përkujton historinë e marrëdhënies. Midis të ftuarve ishin zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë, politikanë, akademikë, sipërmarrës, përfaqësues fetarë, ushtarakë, media, shoqëri civile dhe të rinj.

“Shpresoj të bindeni edhe më shumë se lidhja mes vendeve tona është e veçantë, e fortë dhe do të zgjasë. Është një lidhje që kapërcen çdo qeveri, udhëheqës apo person. Është një lidhje mes dy popujve me besimin e përbashkët në liri, demokraci, prosperitet dhe drejtësi. Është një lidhje që nuk mund të thyhet.” – thotë në dokumentar ambasadorja Yuri Kim.

Dokumentari i 100-vjetorit është një prodhim i përbashkët i TV Klan dhe ambasadës së SHBA. Dokumentari i plotë do të transmetohet së shpejti në Tv Klan, ndaj na ndiqni në vijim për më shumë detaje.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×