Pep Guardiola është i shqetësuar që Mançester Siti i tij vendoset në situata në të cilat duhet të përmbysë ndeshjet, por vlerëson forcën e skuadrës së tij dhe makinerinë e golave Erling Haland.
“Dy ndeshjet e fundit kanë prodhuar shumë gola, por edhe shumë gola të pësuar. Në të shkuarën kemi vuajtur për të përmbysur, por tani po nisim ta bëjmë. Është një mësim i mirë për ne ajo që ndodhi në pjesën e parë, por ishte një ndeshje e mirë. Duhet të përmirësohemi. Jemi të plogësht në disa departamente. Premier Liga nuk të pret dhe duhet të përmirësohemi”, tha trajneri i kampionëve, i cili i thuri elozhe Erling Halandit pas tregolëshit të parë në “Etihad”:
“Ne e transferuam padyshim për këtë lloj ndeshjeje. Ai ka nuhatjen për të shënuar. Atë që ai bëri në këtë ndeshje, e ka bërë gjatë gjithë karrierës. Nuk është asgjë speciale. Nuk kam asnjë dyshim as për Bernardo Silvën. Ai është një fitues i madh dhe ka një mentalitet të pabesueshëm”.
Arena e Lajmit
