Vodhi shtëpinë e Benzemasë/ Drejtori i Ujësjellësit në Kurbin drejt Spanjës, Berisha: Akuzohet për 40 grabitje me dhunë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pasi policia e Lezhës vendosi në pranga, drejtorin e Ujësjellësit të Kurbinit, Alfred Prodani, i cili ishte denoncuar prej tij në vitin 2019 se ishte një prej hajdutëve të shtëpisë së yllit të Real Madridit, Karim Benzema.

Sali-Berisha-konferenca-kandidimi-gara-kandidat-referendum-Keshilli-Kombetar-5

Berisha në mesazhin e tij shkruan se administrata e qeverisë Rama është e mbushur me “hajdutë dhe kriminelë!”.

Sipas ish-kryeministrit Alfred Prodani është arrestuar për 40 vjedhje.

“Alfred Prodani, drejtori i Ujësjellësit Laç arrestohet për 40 vjedhje e grabitje me dhunë dhe ekstradohet në Spanjë. Me dt 12.11. 2019 qytetari dixhital e denoncoi atë.

Këtu me poshtë keni kroniken e atij denoncimi dhe mesazhin e sotëm të një qytetari dixhital!

“Dua te them diçka ec ta besh mediatike ce Drejtori I ujësjellësit te Laçit, Alfred Prodani asht arrestuar sot ne ore 10 te paradites nga Interpoli per vjedhje grabitje me dhun ne Spain ai ndodhe para burgumit ne tiran pritet te ekstradohet natën e mir zoti te rujt”- shkruan Berisha.

berisha-reagon-per-hajdutn-e-benzema-drejtor-ujesjelles

Arena e Lajmit

LEXO EDHE:

DENONCIMI/ Drejtori i Ujësjellësit të Laçit vodhi shtëpinë e yllit të Realit, Karim Benzema


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×