
Një automjet është përfshirë nga flakët teksa ishte në lëvizje në aksin rrugor Ura e Çerenecit–Librazhd.
Në momentin e shpërthimit të zjarrit, në automjet ndodheshin një burrë dhe një grua, të cilët kanë arritur të dalin në kohë nga mjeti dhe fatmirësisht kanë shpëtuar pa lëndime.
Flakët janë përhapur me shpejtësi duke përfshirë të gjithë automjetin, i cili është shkrumbuar plotësisht.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit. Pritet që nga veprimet dhe verifikimet në vendngjarje të përcaktohet se çfarë shkaktoi përfshirjen e automjetit nga flakët.
and then