Autor i disa vrasjeve, Nuredin Dumanit i komunikohet masa “arrest me burg” në spital

Nuredin Dumani

Nuredin Dumanit, i cili tashmë ka marrë statusin e të penduarit të drejtësisë, ku ka shokuar me dëshmitë e tij për botën e krimit, i është komunikua masa e sigurisë ‘arrest me burg’.

Mësohet se kjo masë është dhënë nga ambientet e spitalit të burgut, ku qëndron aktualisht Dumani, për shkak të plagëve të marra gjatë një atentati që iu bë në 29 mars në Elbasan.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se në kuadër të operacionit ‘Plumbi i artë’ Gjykata do të japë dhe masën për Henrik Hoxhajn, i cilësuar si bashkëpunëtor i drejtësisë, të cilit do i komunikohet vendimi veçmas Dumanit. Kujtojmë se ndaj Dumanit rëndojnë akuza për 17 vepra penale, nga vrasjet te vjedhjet.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×