Një ndër rastet e rralla në botë, 28-vjeçari shqiptar e ka zemrën në krahun e djathtë

Capture

Një pacient shqiptar është paraqitur në një spital të Londrës me disa ankesa shëndetësore ndërsa është zbuluar se zemrën e kishte në krahun e djathtë si dhe organet kanë qenë të vendosura në të kundërt.

Rasti është zbuluar nga kardio-kirurgu i njohur shqiptar, Kristo Papa i cili punon në Londër.

Sipas doktorit, pacienti i cili është i moshës 28-vjeçare, është konstatuar me Destrocardia dhe Inversione të organeve të barkut nga e majta.

Ky është ndër rastet e rralla në botë ndërkohë që për të riun kanë nisur shqetësimet e para shëndetësore.

[wpcc-iframe title=”Një ndër rastet e rralla në botë, 28-vjeçari shqiptar e ka zemrën në krahun e djathtë” width=”640″ height=”360″ src=”https://www.youtube.com/embed/qoLHHtaSWXI?feature=oembed” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” allowfullscreen]

Sipas doktorit të mirënjohur, në të gjithë botën mund të jenë vetëm 5 raste njerëzish që kanë këtë lloj anomalie trupore.

Papa është shprehur se do ta ndjekë hap pas hapi rastin e të riut i cili aktualisht vijon normalisht punën e tij.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×