A do të flasë për çështjen e detit? Kryeministri grek vizitë në jug të Shqipërisë, takime me minoritarët në Himarë, Finiq dhe Dropull

1671529989 189242

Mediat greke shkruajnë se kryeministri Kyriakos Mitsotakis mund të zhvillojë një vizitë në jug të Shqipërisë.

Vizita e kryeministrit grek pritet të ndalet në Himarë, Finiq dhe Dropull, për të zhvilluar takime me minoritarët grekë.

Nuk është aspak e sigurt nëse kryeministri Edi Rama do ta shoqërojë Kyriakos Mitsotakis në fshatrat minoritare, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të flasë për çështjen e detit.

Bëhet me dije se Mitsotakis mund të mbërrijë në Shqipëri të enjten ose të premten, një udhëtim ky që pritej të bëhej më parë, por që u shty.

Arena e Lajmit

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×