
Një tjetër aksident është raportuar këtë të diel. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin në hyrje të Sarandës. Për pasojë të dy shoferët janë plagosur dhe janë transportuar në spital. Sakaq bëhet me dije se njëri prej tyre Geart Çoçka ka pësuar goditje në kokë, ndërsa është jashtë rrezikut për jetën.