
Gjergj Buxhuku, administrator i “Konfindustria”, i ftuar në emisionin “Frontline” të gazetares Marsela Karapanço në News24 foli për krizën e hidrokarbureve dhe energjisë elektrike.
Ai u shpreh se Shqipëria është një nga prodhueset e naftës më të madhe në Evropë, por rafineria është shkatërruar tashmë dhe kjo tregon se sa shtet i dështuar jemi. Po ashtu, Buxhuku foli dhe për prodhimin e grurit, duke thënë se duhet të ishim të aftë të mbulonim nevojat tona.
Ndërsa, në lidhje me politikën, ai tha se ata politikanë që tentuan të hapin gropën për të tjerët, do të bien vetë, duke shtuar se sipas analizës së tij, ata që do të vendosin do të jenë ndërkombëtarët.
“Shqipëria nuk është e varur, pasi është një nga prodhueset e naftës në tokë, për të mos thënë më e madhja ne Evropë. Por, kemi shkatërruar rafinerinë. Kishim mundësi por nuk e bëmë dhe kjo tregon sa shtet i dështuar jemi në.
Sot me burimet hidrike me kapacitetet e instaluara e tejkalon nevojën e konsumit të brendshëm. Kemi të bëjmë me tregun e energjisë. Për shansin tonë të mirë, natyra na dhe për 2021 dhe shohim nga kushtet meteorologjike që po keqpërdoret.
Pse duhet të ndiejmë sot krizën e grurit? Kur kemi qenë 4 milionë banorë prodhonim drithëra për të gjithë. Me këto elementë, Shqipëria duhet të ishte e aftë.
Rafinerinë që kishim e shkrimë dhe e çuam në metalurgji, kur ndërkohë mund ta kishim shtuar. Duhet të jemi më të përgjegjshëm dhe më të aftë për interesin publik. Ky shtet është i dështuar dhe nuk ke garanci, ku përgjegjës janë të gjithë. Kur të mos jesh në pushtet duhet menduar se çdo ndodhë pas tij, por këtu bëhet çdo gjë. Kanë për të rënë në gropën që kanë ndërtuar për të tjerët. Politika e madhe sipas analizës sime do vendosë se çfarë do ndodhë në politikën tonë”, u shpreh Buxhuku.
Arena e Lajmit