Simone Inzagi dhe Interi i tij janë kthyer te fitoret, teksa zikaltërit kanë mposhtur në stadiumin “Giuseppe Meazza” Kremonezen me rezultatin 3-1 dhe tani presin komodë derbin, për të cilin gjithsesi ka ende punë për të bërë.
“Jam shumë i kënaqur me reagimin e skuadrës. Kemi fituar një ndeshje jo të lehtë dhe të gjithë lojtarët kanë bërë mirë, edhe ata që kanë hyrë nga pankina janë përgjigjur në mënyrën e duhur”, ka analizuar trajneri që më pas ka komentuar edhe derbin e së shtunës, ashtu si lajmin për largimin e Gosensit.
“Nuk më bën përshtypje fakti që në këtë moment jemi para Milanit në klasifikim dhe shkojmë në këtë mënyrë në derbi. Është ende herët për të parë klasifikimin, por fitorja na jep energji.
Gosens? Nuk di asgjë mbi largimin e mundshëm të tij, jam i shqetësuar për faktin që më mungon ende një mbrojtës qendre, pozicion në të cilin kemi vetëm De Vrajin dhe Fontanarozën, djaloshin e të rinjve.
Klubit ia kam bërë të qarta kërkesat e mia”, u shpreh Inzagi.
Arena e Lajmit
