Vendim surprizë! Goce Sedloski nuk është më trajner i Shkupit. 48-vjeçari, që riktheu titullin në Çair, pas 21 vitesh si dhe arriti deri në fazën play off të Conference League, ka dhënë sot dorëheqjen, që është pranuar nga drejtuesit.
Ky vendim drastik erdhi pas barazimit të fundit 1-1 që Shkupi regjistroi me Pobedën në javën e pestë të kampionatit të Maqedonisë së Veriut. Shkupi, në fakt, ka luajtur vetëm tri ndeshje dhe dy të parat i kishte fituar në kampionat. Gjithsesi ende nuk dihet arsyeja e vërtetë pse Sedloski mori këtë vendim.
NJOFTIMI ZYRTAR I KLUBIT:
Arena e Lajmit
