Merkatoja është futur në ditën e saj të fundit, teksa gjithçka do të mbyllet në mesnatë. Shumë nga klubet kanë ende disa çështje për të zgjidhur. Mes tyre dhe Reali i Madridit.
Janë katër emra të cilët presin të mësojnë të ardhmen e tyre. Marko Asensio, Mariano Diaz, Alvaro Odriozola dhe Eden Hazard janë katër emrat që vazhdojnë të mbajnë peng merkaton e Realit. Klubi është në mëdyshje se çfarë do të bëjë me lojtarët, kur deri më tani nuk ka mbërritur asnjë oferte konkrete për ta.
Në këtë pikë ku ndodhemi, në Madrid i kanë humbur shpresat se mund të gjejnë blerës potencialë në ditën e fundit të merkatos. Megjithatë, klubi është vënë në lëvizje për të përmbyllur të paktën dy largime.
Arena e Lajmit
