Meta shpreh mbështetjen për kandidatin e opozitës për bashkinë e Beratit: Do sjellë ndryshimin që ky qytet meriton!

321339921 1275055506376407 3158996178429810687 N

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka shprehur mbështetjen për kandidatin për kryebashkiakun e Beratit, Dr.Zija Ismailin.

Në një postim në Facebook, Meta u shpreh se me kandidaturën e tij, Berati do të përfitojë ndryshimin që meriton.

Postimi i plotë:

Kënaqësi që sot të shprehja mbështetjen time më të fortë për Dr.Zija Ismailin si Kryebashkiaku i ardhshëm i Beratit. Profesionalizmi, humanizmi dhe qytetaria e tij janë garanci e padiskutueshme për një Bashki në shërbim të qytetarëve. Falenderoj drejtuesit e Partisë të Lirisë dhe Partisë Demokratike për frymën e tyre të bashkëpunimit dhe besimit në fitore.

Berati meriton Ndryshimin dhe ai po vjen!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×