“Qeveria i heq padrejtësisht ndihmën mujore”, Tedi Blushi për grevën e personave me aftësi të kufizuara në Elbasan: Rilindja nuk duhet të qëndrojë në pushtet

Tedi Blushi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka shprehur solidaritet dhe mbështetjen për personat me aftësi të kufizuara.

Blushi thekson se ata kanë hyrë në grevë urie në prag të festave të fundvitit  për shkak se qeveria u ka hequr padrejtësisht ndihmën mujore.

Statusi:

Solidaritet dhe mbështetje të plotë për kërkesat e drejta dhe plotësisht të realizueshme të personave me aftësi të kufizuara në Elbasan që kanë hyrë në greve urie në prag të festave të fundvitit për shkak se Qeveria e pashpirt u ka hequr padrejtësisht ndihmën mujore, duke i tallur, mashtruar dhe braktisur në hallin e tyre.

“Rilindja” që paguan 80 mijë euro çdo ditë pronarët në arrati të inceneratorëve që nuk ekzistojnë, që vjedh edhe kafshatën e jetimëve, që zhvat miliona euro me koncensione, PPP, tendera sekretë dhe rrugë të florinjta, por që nuk jep 16 mijë lekë në muaj për invalidët nuk meriton më asnjë ditë të qëndrojë në pushtet.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×