Vlahoviç është një përbindësh, shënon një gol pas vetëm 19 prekjesh të topit

“Për mua, ai le të prekë edhe një top të vetëm në 90 minuta, por nëse me atë shënon gol, jam i lumtur”. Ishte kjo mbrojtja që i bëri Masimiliano Alegri bomberit të tij, Dushan Vlahoviç, pas ndeshjes së tmerrshme me Sampdorian, ku serbi preku 5 topa në zonën rivale dhe 2 në të tijën, kur iu desh që të mbroheshin.

vlahovic

Gjithsesi, reagimi i fortë i Vlahoviçit erdhi në ndeshjen pasuese, kundër Romës, ku me prekjen e parë të topit, pas 76 sekondash lojë, pikturoi me një goditje dënimi në trekëndëshin e Rui Patrisios.

Pastaj, në fund, nuk ka ndonjë problem nëse sërish ishte serbi lojtari më pak i përfshirë, me vetëm 22 topa të prekur në total, pasi detyrën e tij e bëri më së miri. Dhe nisur nga kjo statistikë, “Gazzetta dello Sport” ka vendosur që të bëjë një vëzhgim europian, lidhur me bomberat më të fortë në qarkullim, më saktë me ato që kanë raportin më të ulët, prekje topi/gol.

HALAND DHE VLAHOVIÇ – Në këto javë të para, statistikat thonë se Dushan Vlahoviçi, me 4 gola në 4 ndeshje, i janë dashur 19 prekje për të dërguar në rrjetë një gol, por fatkeqësia e serbit të Juventusit është se në Angli ka një Erling Haland që po bën çmenduria.

Kjo pasi ai është jo vetëm në kuotën e 9 golave pas 5 javësh, por norvegjezit i nevojiten vetëm 15 prekje topi mesatarisht për të festuar një gol. Dhe mbase jo më kot, dy gjigantët e talentuar shihen edhe si bomberat që do të shkrua jnë historinë në 10 vitet e radhës, njësoj siç bënë Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo.

Sigurisht që ky shkrim ky analizim i detajuar nuk do të japë në fund verdiktin se Haland dhe Vlahoviç janë dy sulmuesit më të mirë në qarkullim, sepse për ketë të jeni të sigurt se që të dy janë gati t’i përulen Karim Benzemasë, i cili edhe pse në këtë renditje është vetëm i shtati me një gol çdo 67 prekje topi, kjo nuk do të thotë se është skarco.

Thjesht francezi është një futbollist universal, i cili jo vetëm godet portën, por menaxhon topa, shpërndan lojën, tërheq skuadrën përpara dhe asiston shokët, gjë që për momentin Haland dhe Vlahoviç vetëm e ëndërrojnë.

TË TJERËT – Prandaj, duke qëndruar vetëm te cinizmi dhe gjakftohtësia përpara porte, i treti në raportin topa të prekur-gola në këtë fillim sezoni është Robert Levandovski i Barcelonës, që me 4 gola në 3 ndeshje i janë dashur 34 prekje për të dërguar në rrjetë sferë. Më pas lista vazhdon me emra si Herri Kejn i Totenhemit e deri te Mitroviç i Fulhamit.

golat

Për sa u përket futbollistëve të Serisë A, pas juventinit, në renditje qëndron nigeriani Osikhem i Napolit me 44 prekje topi për një gol. Vazhdon më tej Lukaku i Interit dhe Abraham i Romës, respektivisht me 71 dhe 92 prekje topi për gol, ata që shihen si personat më të rrezikshëm të zonave kundërshtare në Serinë A.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×