Përparimet teknologjike në gjithçka që lidhet me botën e sportit po bëhen gjithnjë e më të zakonshme. Përtej teknologjive për të ndihmuar arbitrazhin, si VAR ose “Goal line technology”, sisteme të reja janë përfshirë gjithashtu për të përmirësuar stërvitjen dhe për të ofruar të dhëna metrike për ekipet për t’i përshtatur ato me lojtarët.

E kur flasim për klube avangardë në përdorimin e teknologjisë, nuk mund të lëmë pas dore Realin e Madridit. Kampionët e Spanjës kanë eksperimentuar një metodë të re në përsosjen e goditjeve standarde.
Lojtarët e Realit janë vënë të ekzekutojnë goditje dënimi, ku si barrikada janë vendosur robotë. Robotët ulen e ngrihen duke simuluar lojtarët realë, duke i ndihmuar madrilenët të përmirësojnë stërvitjen e tyre.
Arena e Lajmit
and then