“U tund mali dhe polli një mi!”, Vasili: Rama gënjen me tetë herë për bujqësinë

Petrit Vasili

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se mashtron kur flet për bujqësinë dhe rritjen e eksporteve.

Përmes një postimi në Facebook, Vasili e ka quajtur Ramës një mashtrues proverbial që gënjen dhe blindon faktin që është shkollëpak.

Sipas tij, edhe qytetari më i fundit në botë e di që çmimet e produkteve bujqësore janë rritur dhe se “Rama gënjeu me tetëfishin dhe nga 2.1% na e bëri rritjen me lapsin e tij shkollëpak plot 17%”.

“Rama bashkon shkollëpakun me mashtruesin dhe gënjen me tetë herë për bujqësinë🤣🤣
Edi Rama e filloi 2023 me gënjeshtra se vetëm atë zanat di.
Rama shkruan sot që pa gdhirë se eksportet në bujqësi janë rritur sipas aritmetikës së tij me 17% në vlerë financiare.
Po edhe qytetari më i fundit në botë e di që çmimet e produkteve bujqësore janë rritur.
Le t’i referohemi indeksit të çmimeve të Bankës Botërore, i cili thotë që indeksi i çmimeve për produktet bujqësore pa përfshirë grurin është rritur 14.9%.
Thënë këtë rritja reale mesatare e eksportit është në rastin më të mirë 17%-14.9% = 2.1%.
(Referimi nga ekonomistja e njohur Zj.Irena Beqiraj)
Pra u tund mali dhe polli një mi!
Rama gënjeu me tetëfishin dhe nga 2.1% na e bëri rritjen me lapsin e tij shkollëpak plot 17%.🤣🤣🤣
Edi Rama ky mashtrues proverbial gënjen kaq trashë sa e blindon faktin që është shkollëpak.
Por kur bëhet bashkë shkollëpaku me mashtruesin dalin të tilla Gënjeshtro-Gafa të papara alla Edi Rama.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×