Çelsi mori një fitore të rëndësishme me përmbysje përballë Uest hemit në “Stamford Bridge”, por polemikat nuk munguan.
Në minutën e 89’ Kornet shënoi për të barazuar 2-2, por gjyqtari me anë të VAR-it e anuloi për faull ndaj Mendis.
Në prononcimin pas sfidës, trajneri i Uest hem, Dejvid Mojes, reagoi ashpër ndaj këtij vendimi, duke e quajtur një skandal.
“E patë dhe ju. Ishte një vendim skandaloz. Padyshim i kalbur nga një prej gjyqtarëve elitë. Është vendim i pabesueshëm kundër nesh. Unë e suportoj VAR-in. Mendoj se portieri simuloi, pasi pa që nuk mund të çoheshe dot, ashtu si në golin e parë. Është vërtet i pabesueshëm ky gabim që bëri gjyqtari”, ishin fjalët e Mojes.
Nga ana tjetër, trajneri i “Bluve”, Tomas Tuhel, e quajti këtë një vendim të drejtë nga VAR-i.
“Ne ishim me fat që VAR-i ishte në anën tonë, që për mua ishte një vendim korrekt. Më vjen mirë që lojtarët që u futën nga stoli ndryshuan lojën. Kjo tregon që për të fituar ndeshjet duhet një stol me lojtarë të mirë”, përfundoi gjermani.
Arena e Lajmit
