“Borxhi publik 107 %”, Meta: Shqipërisë do t’i duhen 13 vite eksporte për shlyerjen. Rritja alarmante për shkak të korrupsionit të bandës së “Rilindjes”

Meta 1

TIRANË

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaron se Shqipërisë do t’i duhen 13 vite eksporte për shlyerjen e borxheve.

Meta shkruan se sot borxhi publik është 107% dhe se rritja alarmante ndodh vetëm për shkak të korrupsionit të bandës së rilindjes.

“Në vitin 2013 borxhi publik ka qenë 62.4%, ndërsa sot është 107%. Nëse Maqedonia e Veriut e shlyen borxhin e saj me një vit eksporte, Shqipërisë do t’i duhen 13 vite eksporte për shlyerjen e borxheve. Rritja alarmante e borxhit publik ndodh vetëm për shkak të korrupsionit të pandalshëm të bandës së ‘Rilindjes’”, shkruan Meta.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×