“Berisha, oksigjen për PD-në”/Përjashtimet nga grupi parlamentar, Luan Baçi: Veprim i turpshëm. Alibeaj merr urdhra nga Rama!

Baci

Deputeti Luan Baçi, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 komentoi vendimin për përjashtimin e katër deputetëve nga grupi parlamentar, duke e quajtur veprimin e Enkelejd Alibeaj, një veprim qesharak.

Gjatë bisedës në studio, Baçi tha se fundin e Alibeajt e parashikon të turpshme dhe shumë të shpejtë.

Ndër të tjera ritheksoi se Berisha është oksigjen për Partinë Demokratike.

Kujtojmë se nga grupi u përjashtuan Tritan Shehu, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçi dhe Agron Shehaj.

“Veprimi qesharak i Alibeajt vërteton se ku e kanë katandisur veten Alibeaj dhe Basha. Dy mbeten personat që vazhdojnë diçka të tillë. Këta e bëjnë jo pa qëllim. PD ka marrë formën e saj, si në terren po ashtu edhe në parlament”, tha ai.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×