“Errësira dhe mungesa e transparencës ndaj qytetarëve do marrin fund”, Meta: Askush nuk na shpërqëndron nga fitorja më 14 maj

Ilir Meta7

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, shprehet se askush nuk mund ta shpërqëndrojë opozitën nga fitorja në zgjedhjet e ardhshme.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shprehet se “errësira dhe mungesa e transparencës ndaj qytetarëve nga bashkitë e kontrolluara nga “Rilindja”, pas 14 Majit do të marrin fund njëherë e përgjithmonë”.

Reagimi i Plotë:

Askush nuk mund të na shpërqendrojë nga fitorja e padiskutueshme që pritet në Tiranë, në Durrës, në Elbasan dhe në të gjithë Shqipërinë. Errësira dhe mungesa e transparencës ndaj qytetarëve nga bashkitë e kontrolluara nga “Rilindja”, pas 14 Majit do të marrin fund njëherë e përgjithmonë.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×