“Alda Klosi mund t’ia ketë treguar kodin e kasafortës”, denoncimi i fortë i Berishës: Pastruesja Rozeta Dobi është kërcënuar nga qeveria, të shpallet e penduar e drejtësisë

Whatsapp Image 2023 01 13 At 12.16.14

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka bërë thirrje që pastruesja Rozeta Dobi të shpallet e penduar e drejtësisë. Sipas tij Dobi është kërcënuar.

“Janë bërë me dhjetëra kronika, me dhjetëra raportime, por një enigmë ku qëndron edhe çelësi i të vërtetës, nuk është trajtuar në dimensionin e duhur. Nuk është trajtuar raporti Rozeta-kasaforta. Alda Klosi, ose i mbante paratë në dyshek dhe flinte, se nuk e dini ju. Maniakët e parave ndihen konfort kur flenë në dyshek të mbushur me para.

Ose ajo i dha kodin e kasafortës ia dha në roje, në mirëbesim. Pra, këtu qëndron dhe rebusi ndërkohë Rozeta Dobi ka marrë kërcënime nga më të mëdhatë. Qeveria ka bërë çdo përpjekje për t’i mbyllur gojën asaj. Gjithçka është bërë dhe ajo është realisht e kërcënuar shumë. Thirrja ime është që ajo të shpallet e penduar e drejtësisë.”, tha ai.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×