Krisje për lojtarët, Kukësi pezullon zëvendëstrajnerin kroat

Situata te Kukësi, me skuadrën që ka siguruar vetëm një pikë në tre javët e para të kampionatit duket se ka vendosur në lëvizje kryesinë e klubit që ka pezulluar zëvendës trajnerin Pero Pejiç.

pero pejic

Klubi duket se ka marrë këtë vendim pas disa kontestimeve me kroatin lidhur me çështjet e skuadrës dhe paraqitjet e saj në fushë, me kohën e pezullimit që mbetet e ende e paqartë.

Në këto kushte mbetet për tu parë nëse këto masa do të ndikojnë në ecurinë e skuadrës për ndryshimin e situatës që në ndeshjen e kësaj jave ku Kukësi do të përballet me Teutën në transfertë.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×